Milani pas Gatuzos, rikthen edhe Abiatin

Milani i ri po fillon të ndërtohet nga ish legjendat. Pas rikthimit të Xhenaro Gatuzos si trajner i Primaverës, drejtuesit e rinj të klubit kuqezi kanë rikthyer në skuadër Kristian Abiatin.

Ish-portieri që luajti për 15 sezone me Milanin, tani do të jetë menaxheri i skuadrës që i’a kushtoi thuajse tërë karrierën e tij. Mesa duket drejtuesit e rinj e kanë kuptuar se për të patur sukses duhet te ketë edhe njerëz që e e duan klubin “kuqezi”.

Abiati do të ketë detyrën të merret me organizimin e klubit, si edhe të mbajë marrëdhënien e komunimikit mes lojtarëve dhe drejtuesve për çdo gjë që mund të kenë dhe duket se zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm, Fasone është më se e qëlluar.

Leave a Reply