Donaruma nuk rinovon me Milanin, e ardhmja e tij larg “kuqezinjëve” 

Një ndër portierët më të talentuar të futbollit modern, Xhanluixhi Donaruma nuk ka rinovuar kontratën me Milanin.

Dita e sotme ka qenë vendimtare për të ardhmen e portierit, teksa agjenti i tij Raiola u takua me drejtuesit e Milanit në zyrat e klubit për të diskutuar të ardhmen.

Pas ofertës së bërë nga skuadra “kuq e zi” që iu prezantua nga administratori Marko Fasone, Donaruma ka refuzuar të rinovojë, gjë e cila i është komunikuar përmes Mino Raiolës pasi vetë portieri italian nuk ishte pjesë e takimit.

“Donaruma ka vendosur të mos rinovojë kontratën. Gjithsesi Milani vazhdon përpara.” – u shpreh administratori Marko Fasone.

Kontrata e Donarumas me Milanin skadon në qershorin e vitit 2018.

Leave a Reply