Berisha lojtar i lirë, interesim dhe oferta nga klube të ndryshme

Mbrojtësit Sedat Berisha i ka skaduar kontrata me FC Shkupin dhe për momentin është futbollist i lirë. Për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit shkupjan janë të interesuar klube si nga vendi jonë edhe jasht tij, ndërsa gjithçka mbetet të vendoset gjatë kësaj merkatos verore, me vet Berishën që do t’i shqyrtojë të gjithë ofertat dhe të përcaktoj se ku do të vazhdojë karrierën e tij për sezonin e ardhshëm.

“Për momentin jam duke shfrytëzuar pushimin dhe nuk po mendoj për çështjen e rinovimit apo transferimit në ndonjë klub tjetër. Kam oferta nga skuadra të ndryshme edhe nga jasht Maqedonisë. Do të jem në kontakt me të gjitha klubet dhe do të shqyrtojë se cila skuadër do ti ketë kushtet më të favorshme me ato do të firmos” , është shprehur Berisha për “InfOSport.mk”.

Berisha tre sezonet e fundit është pjesë e FC Shkupit, më herët ka luajtur për Shkëndijën, Metallurgun, Milanon, ndërsa jasht vendit ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Bursaporit të Turqisë dhe Al-Jahra të Kuvajtit. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply