Celina rikthehet në Angli, por jo te Siti

Futbollisti i talentuar shqiptarë nga Kosova, Bersant Celina do të rikthehet në Angli, mirëpo jo te Mançester Siti. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, Celina sezonin 2017/2018 do ta kalojë në formë huazimi te skuadra e Ipsuiçit, që garon në Championship.

Celina sezonin e fundit luajti në formë huazimi te skuadra e Tuentes në Holandë, aty ku ai arriti të shënojë pesë gola në 27 ndeshje. Kjo bëri që në Angli të kishte rritje të interesit për ta marrë sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.

Për shërbimet e Celinës interesohej edhe Boltoni, por Ipsuiç ka arritur të jetë më konkret gjatë bisedimeve dhe e ka bindur sulmuesin shqiptarë, i cili hapat e parë me futbollin i kishte bërë te skuadra norvegjeze e Stromsgodset, ndërsa që nga viti 2012 ai u bë pjesë e grupmoshave të reja të Mançester Sitit, ku dhe arriti që të troket në ekipin e parë.

Mirëpo duke pasur parasysh fondin e pasur të futbollistëve që ka skuadra e Sitit, 20-vjeçari Celina dy vite me rradhë po huazohet nëpër skuadra tjera, ku ka rastin të dëshmojë cilësitë e tij.

Leave a Reply