Etrit Berisha ndodhet në Kosovë, viziton këtë klub të Superligës (FOTO)

Gardiani i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili ditë më parë nënshkruajti kontratë me Atalantën në Serie A, po ndodhet për pushime në vendlindjen e tij në Kosovë. Ai edhe përkundër pushimit, nuk mundet pa futbollin, me ç’rast gjatë ditës së sotme ka vendosur për ti bërë një vizitë KF Feronikelit, nga e cila skuadër një gjë të tillë kanë konfirmuar përmes .

“Portieri kosovar Etrit Berisha, që luan për skuadrën italiane në seria A “Atalanta” dhe është pjesë e kombëtares shqiptare, sot i ka bërë një vizitë KF Feronikelit.

Etriti, i shoqëruar nga portieri ynë Flamur Neziri, u mirë prit nga presidenti i klubit z.Ekrem Elshani dhe menaxheri i skuadrës Ilir Demaku.

Takimi ishte i karakterit miqësor ku i diskutuan tema rreth futbollit kosovar. Etriti me përvojën e tij ndërkombëtare dha ide interesante për klubin tonë që ne mund ti aplikojmë në vijim. Me këtë rast, presidenti Elshani falënderoj Etritin për vizitën dhe i uroj suksese në klubin e Atalantës dhe Kombëtaren Kuq e Zi.Për gardianin e kombetares se krejt shqiptareve Nikli kishte përgatitur fanelen zyrtare të klubit me mbishkrimin “E.Berisha” – thuhet në fund të njoftimit të Feronikelit.

Leave a Reply