Shkëndija me dy mungesa të rëndësishme përballë Vardarit

Shkëndija e Tetovës sot në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit vendor, do të jetë mysafire e Vardarit në Shkup, njofton “infOSport.mk”. Dikur ndeshjet mes këtyre dy skuadrave ishin në qendër të vëmendjes, për shkak rvalitetit të madh, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe tani, kur këto skuadra tashmë kanë ambicie të kundërta.

Shkëndija, sërish po lufton për titullin kampion që po i buzëqesh sërish, ndërkohë Vardari këtë vit deri në fund të sezonit do të luftojë për mbijetesë.

Treguesi më i mirë janë edhe dy fitoret e Shkëndijës gjatë këtij edicioni, ku vlen të theksohet ajo në Shkup, 5:1. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Tetovë, Shkëndija shënonte fitore minimale 2:1, falë një eurogoli të Armend Alimit.

Mirëpo ky i fundit do ti mungojë Shkëndijës në takimin e sotëm, për shkak 5 kartonëve të verdhë, ndërkohë një tjetër mungesë në ekipin e Ernest Gjokës do të jetë edhe mbrojtësi, Jan Krivak, i cili në pranverë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Takimi midis Vardarit dhe Shkëndijës në arenën “Todor Proeski” starton në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply