Fazlagic transferohet te Genti, e konfirmon edhe presidenti Bexheti

Talenti i Shkëndijës së Tetovës, Enis Fazlagic gjatë verës do të transferohet te Genti i Belgjikës. Kjo u konfirmua edhe nga presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti, i cili në një lidhje direkte për emisionin ‘Zona Gol’ tha se në merkaton e verës Fazlagic do të ikë në drejtim të Gentit, skuadër kjo që ishte kundërshtare e “kuqezinjëve” në fazën plej of të Liga Evropës dy vite më parë.

Bexheti nuk bëri të ditura detajet dhe shuma sa do të përfitojnë nga shitja e Fazlagicit te Genti, mirëpo kryesore është që akordi është arritur dhe bisedimet janë kah fundi. Kujtojmë se për të fituar shërbimet e Fazlagicit, të interesuar ishte edhe skuadra gjigande e Kroacisë, Dinamo Zagrebi.

Leave a Reply