Osmani dhe Cuculi kërkojnë të fitojnë edhe trofeun e Kupës (VIDEO)

Me fitoren ndaj Shkupit në xhiron e 29-të në elitën e futbollit vendor, Shkëndija e Tetovës siguroi edhe matematikisht titullin e Kampionit për këtë sezon. Dominimi i “kuqezinjëve” u shpërblye më në fund, me Shkëndijën që arriti objektivin e vendosur në fillim të sezonit, duke bërë të vetin edhe titulli e dytë në histori të tyre, pas atij të 2011-tës. Tetovarët mbyllin llogaritë në kampionat, ndërsa tashmë vëmendjen e kthejnë kah Kupa, pasi ndodhen në finale me Pelisterin dhe shihen favoritë për të fituar edhe atë trofe.

“Kampionati nuk u mbyll, por Shkëndija u bë kampion. Jam i lumtur për këtë fakt dhe shpresojë që Shkëndija nuk do të ndalet me vetëm titullin e kampionit të Maqedonisë, por shpresojmë ta fitojmë edhe trofeun e Kupës dhe në Europë së paku të përsërisim suksesin e viteve të kaluara”, tha trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

“Është hera e dytë në histori që Shkëndija fiton titullin kampion dhe për fat të mirë në të dyja rastet unë jam pjesëtar i kësaj familje të madhe. Është një kënaqësi dhe privilegj i madh, janë emocionet e shumta, shpresojmë që këtë vit të sjellim në Shkëndijë, përveç titullit Kampion edhe trofeun e Kupës”,
tha futbollisti i Shkëndijës, Ardian Cuculi.

Finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit me shumë gjasa do të luhet me 23 maj.

Leave a Reply