Shkupi bënë goditjen e parë në merkato (FOTO)

Shkupi ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës. “Bardhekaltërit” nga Çairi sot në stadiumin e tyre kanë prezantuar mesfushorin me tipare sulmuese, Kristijan Stojkoskin, i cili vjen nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Shkupi dhe Stojkoski kanë arritur marrëveshje një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Ndjehem mirë te Shkupi, shpresoj se këtë sezon do të arrijmë të jemi sa më të mirë. Mendoj se Shkupi është një nga ekipet ku secili futbollist dëshiron të luajë, andaj do të jetë nder edhe për mua të bart fanellën bardhekaltër. E falënderoj kryesinë për besimin që më kanë dhënë, ndërsa unë shpresoj që t’ua kthej me paraqitje sa më të mira në fushë, njëkohësisht duke gëzuar edhe tifozët e klubit me çdo rezultat”, – tha Stojkoski për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.

Stojkoski në sezonin e kaluar kishte 34 paraqitje me fanellën e Makedonija Gj.P, duke shënuar tre gola, ndërsa gjatë karrierës së tij ai kishte mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së Teteksit.

Leave a Reply