ZYRTARE, Roma transferoi kapitenin e Lionit

Roma ka kryer me sukses punën rreth transferimit të Maksim Gonalon nga rradhët e Lionit, i cili prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i “ujqërve”.

Kapiteni i Lionit me Romën ka arritur marrëveshje 4-vjeçare, ndërsa klubi i Lionit nga shitja e tij do të përfitojë 5 milion euro.

Ndryshe paga vjetore e Gonalon te Roma do të jetë 2.5 milion euro. Lehtësi në transferimin e tij te Roma përbente edhe fakti se kontrata e tij me Lionin skadonte vetëm pas një viti.

“Maksim është një futbollist me emër në Evropë” – komentoi drejtori sportiv i Romës, Monçi, duke vijuar: “Jemi të lumtur që në skuadrën tonë kemi angazhuar një futbollist me cilësi të larta teknike, siç i ka Gonalon, dhe për më tepër që në skuadër kemi përfituar një lider dhe një njeri të përsosur”.

Gonalon luan si mesfushor difenziv, mirëpo ai dinë shumë mirë që të luaj edhe rolin e mbrojtësit qendror.

Leave a Reply