Futsal Shkupi mëson kundërshtarët në UEFA Futsal Champions League

Futsal Shkupi ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të luaj në ndeshjet e grupit paraeliminator në kuadër të UEFA Futsal Chammpions League, njofton “infOSport.mk”.

Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, goglat Futsal Shkupin e vendosën në grupin “C”, së bashku edhe me përfaqësuesin e Maltës, Luxol St. Andrews, atë të Austrisë, Diamant Linz dhe përfaqësuesin izraelit, Makabi Tel Aviv.

Ndeshjet e grupit në fjalë në program janë nga data 22 deri me 27 gusht, dhe të njëjtat do të zhvillohen në Linz të Austrisë.

 

Grupi para eliminatorë

Grupi C

Futsal Shkupi (Maqedoni)

Luxor st Andrews(Maltë)

Diamant Linx (Austri)

Makabi Tel Aviv(Izrael)

Leave a Reply