Rabotniçki-Dinamo Minsk, biletat kushtojnë vetëm 200 denarë

Drejtuesit e Rabotniçkit prej dje edhe zyrtarisht kanë lëshuar në përdorim biletat për ndeshjen e turit të dytë eliminatorë në kuadër të Liga Evropa, që të enjten do ta zhvillojnë në Shkup përballë skuadrës bjelloruse të Dinamo Minsk.

Të njëjtat do të mund të sigurohen online përmes rrjetit Mktickets deri në datën e zhvillimit të ndeshjes, ndërsa gjithashtu edhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke i blerë ata në pikat e shitjes para stadiumit në kompleksin Petar Milloshevski, afër FFM-së.

Çmimi i tyre do të jetë 200 denarë, një shumë kjo e kapshme për xhepin e çdo futbolldashësi, i cili me prezencën e tij do të ndihmonte “romantikët” në arritjen e qëllimit, marrjen e një rezultati pozitiv para ndeshjes së kthimit në Minsk një javë më pas.

Ndeshja Rabotniçki – Dinamo Minsk në program është me datë 13 korrik (e enjte), dhe e njëjta do të zhvillohet me fillim në ora 18:00 në stadiumin në kompleksin Petar Milloshevski, afër FFM-së.

Leave a Reply