Stavrova jep dorëheqjen nga Partizani

Sulejman Stavrova nuk është më trajner i Partizanit të Shqipërisë. “Në respekt të kërkesës se tifozëve i kam paraqitur presidenti Demi dorëheqjen time me qëllim që të mos cenohet harmonia në familjen e Partizanit”. Me këto fjalë të thëna për gazetën “Panorama Sport”, Starova ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Partizanit.

Në fakt, ditën e dielë, tifogrupi “Ultrasit Guerrils” ka kërkuar largimin e trajnerit pas eliminimit të ekipit në raundin e parë eliminator të Ligës ë Europës nga ekipi bullgar të Botev Plovdiv, me “Demat e Kuq” që u mundën me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Gjithmonë për “Panorama Sport”, Starova ka zbuluar se ai nuk do të largohet nga klubi, ku do të ketë rolin e këshilltarit të presidentit Gaz Demi.

Leave a Reply