Ekipi nga Gjilani fiton 21:0 dhe thyen të gjitha rekordet sezonale në Kosovë

FC Jetoni nga Gjilani ka thyer të gjitha rekordet e golave për këtë sezon në garat e organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Gazetasheshi.

Gjilanasit që bëjnë pjesë në Ligën e Parë të Futsallit kanë mposhtur FC Varoshin me rezultat të thellë 21:0.

Takimi i zhvilluar në palestrën “Bashkim Selishta” u dominua plotësisht nga FC Jetoni, skuadër kjo që i bie se ka realizuar gol në çdo 1 minutë e 50 sekonda.

Këtë rekord deri më tani e kanë mbajtur dy ekipet e femrave, KFF Mitrovica dhe FC A&N të cilat kanë arritur fitore me rezutatin 15:0.

Leave a Reply