Reali vetëm barazim në udhëtim te Viljareali (VIDEO)

Real Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në “El Madrigal” kundër Viljarealit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja doli të jetë e barazpeshuar, me dy skuadrat që shënuan nga një herë në portën kundërshtare.

Madrilenët zhbllokuan rezultatin vetëm pas dy minutave lojë, kur asistin e Dani Karvahal mjaft mirë e shfrytëzoi Mariano Diaz, i cili në ato momente mposhti portierin vendas, Asenjo.

Deri në fund të pjesës së parë nuk regjistruam ndonjë rast serioz nga ana e të dyja skuadrave, ndërsa Viljareali arriti që të barazojë rezultatin në minutën e 76-të, falë gabimit të portierit Tibo Kurtua, i cili lëshoi portën e tij duke ndalë në mënyrë të palejuar futbollistin kundërshtarë Çukvuedxe. Arbitri pa menduar shumë tregoi në pikën e bardhë, ndërsa ekzekutues i saktë doli të jetë Gerard Moreno, i cili në këtë mënyrë i siguroi barazimin skuadrës së tij.

Me këtë barazim, Reali renditët në pozitën e katërt me 17 pikë, 3 më pak se lideri Real Sociedad, kurse Viljarreali me 19 pikë pozicionohet në vendin e dytë.

Leave a Reply