Lacio rikthehet te fitorja, Immobile rikthehet me gol (VIDEO)

Lacio ka shënuar fitore 2:0 në udhëtim ndaj Krotones, duke u rikthyer shumë shpejtë te fitorja, pas atij barazimi të fundit ndaj Juventusit në kampionat, njofton “infOSport.mk”.

Çiro Immobile u rikthye në fushë me gol. Golaedori i skuadrës “laciale” shfrytëzoi një krosim të Parolos në minutën e 21-të dhe mposhti me kokë portierin vendas.

Immobile u shfaq sërish protagonist në minutën e 58-të, këtë herë duke asistuar për Korrean në golin e dytë, që në fund u tregua edhe si i fundit i këtij takimi.

Me këtë 3 pikësh Lacio arrinë në kuotën e 14 pikëve, derisa Krotone mbette në pozitën e fundit me vetëm 2 pikë të tubuara.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply