Ndeshjet e Premierligës, La Ligës dhe Serie A nuk do të transmetohen në Supersport! Ja arsyeja

Ndeshjet kryesore të kësaj jave në La Liga, Premierligën angleze dhe Serie A italiane nuk do transmetohen në Digitalb SuperSport, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë e tillë ndodh për shkak se kompania Digitalb ka probleme me sinjalin televiziv dhe për këtë arsye kanë njoftuar klientët që ndeshjet në 3 nga ligat më të fuqishme europiane që transmetohen në këtë platformë, nuk do të transmetohen këtë javë.

Njoftimin kompania e bëri përmes televizionit dhe faqes në facebook:  

“DigitAlb ju njofton se për arsye teknike të sinjalit televiziv nuk mund të kryhet transmetimi i eventeve futbollistike të planifikuara.

Njoftojmë të gjithë abonentët se abonimi Premium do të kompensohet në përfundim të afatit të tij.

Duke ju kërkuar ndjesë, ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Shikim të këndshëm të programeve në vazhdim!”

Leave a Reply