Independiente fituese e “Copa Sudamericana” (VIDEO)

Skuadra argjentinase e Independientes ka fituar “Copa Sudamericana”, pasi në finalen e madhe mundi Flamengon.

Argjentinasit fituan ndeshjen e parë në shtëpi 2:1, ndërsa barazuan 1:1 në transfertën në Brazil, duke iu gëzuar kështu trofeut.

Ky është trofeu i dytë për nga rëndësia në kontinentin amerikano-latin, i cili krahasohet me Ligën e Europës në Kontinentin e Vjetër.

Është kjo hera e parë pas 7 viteve që Independiente fiton një trofe. Kjo ndeshje solli edhe përplasje mes tifozëve brazilianë dhe policisë, pasi ata tentuan që të sulmonin hotelin ku qëndronte ekipi argjentinas.

Leave a Reply