“Kam punë me mamanë tënde”, Sturaro ofendon rëndë adoleshentin

Futbollisti i skuadrës së Juventusit, Stefano Sturaro nuk e ka pritur aspak mirë komenton e një adoleshenti që kishte ofenduar skuadrën e Juventusit në rrjetet sociale.

Ai i është kundërpërgjigjur 12-vjeçarit me një koment që nuk i shkon përshtat një futbollisti.

“Rri urtë se do të bëj të vuash dhe tani luaj me Pokemonat se une do të merrem pak me mamanë tënde”, – ishin fjalët e lojtarit bardhezi.

Pas këtij rasti i riu dhe vëllai i tij kanë denoncuar futbollistin e skuadrës kampione.

Leave a Reply