Dakar, ngjarje e rëndë në ndeshje futbolli, 8 persona humbin jetën, 49 plagosen (FOTO+VIDEO)

8 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 49 janë plagosur pasi një mur u rrëzua në stadiumin “Demba Diop”, në Dakar, në ndeshjen finale të Liga Kupës së Senegalit, midis Stade de Mbour dhe Union Sportiv Ouakam.

Dero te incidenti mes tifozëve rival erdhi, kur policia ndërhyri duke përdorur gaz lotësjellës që shkakoi panikë në mesin e tifozëve, të cilët duke ikur krijuan një rrëmujë të paparë, me ç’rast erdhi edhe deri te rëzimi i murit.

Disa nga tifozët shfrytëzuan rastin, që nga gurët të cilët binin, të godasin drejt tifozëve rival, përderisa pjesa tjetër e tifozëve po përpiqeshin të tejkalojnë murin, mes reve të gazit.

Agjencia lokale e lajmeve APS, raportoi se ambulancat dhe zjarrëfikësit ishin në vendin e ngjarjes.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply