Ndeshja Vardar – Kopenhagen në “TV Nova”

Të martën në “Telekom Arena” në Shkup do të zhvillohet ndeshja e turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian, midis Vardarit dhe Kopenhagenit.

Shumica e tifozëve të flaktë të skuadrës kampione të Maqedonisë me siguri se tashmë kanë siguruar një biletë për këtë super përballje, ndërsa edhe ato që nuk do të mund të bëjnë një gjë të tillë, do të kenë mundësinë që përmes ekraneve televizive të shohin ndeshjen në fjalë.

Do të jetë sërish “TV Nova”, shtëpia televizive që do të transmetojë ndeshjen e Vardarit, kësaj rradhe ndaj danezëve të Kopenhagen, duke pasur parasysh se po kjo TV kishte transmetuar edhe ndeshjen e turit të dytë ndaj Malmes në Strumicë, kur Vardari kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Përveç Vardarit TV Nova transmetoi edhe ndeshjen e turit të dytë eliminatorë midis Rabotniçkit dhe Dinamo Minskut në Shkup, mirëpo jo edhe ndeshjet e Shkëndijës, qoftë ajo ndaj Daçias, apo edhe ndaj Helsinkit.

Leave a Reply