Solbahen: Gjithçka vendoset në Danimarkë

“Atë që nuk arritëm ta bëjmë këtu, duhet ta bëjmë në shtëpinë tonë”. Ishte kjo një pjesë e deklaratës së trajnerit të Kopenhagenit, Stale Solbahen, i cili beson se skuadra e tij në ndeshjen e kthimit në Danimarkë do të luajë shumë më mirë se ndeshja e sontme në Shkup, në të cilën skuadra e tij mund të vuaj për ato dy raste kah fundit, kur shpërdoruar raste ideale.

“Nuk luajtëm në nivelin e duhur. Vardari ishtë më i mirë dhe arriti që të shënojë. Mirëpo kjo është vetëm pjesa e parë nga kjo dy përballje. Do të ketë ndeshje kthimi edhe në Danimarkë, ku shpresojmë se do të jemi shumë më të mirë se në këtë ndeshje. Edhe pse erdhëm në Shkup për të shënuar, një gjë të tillë nuk e arritëm, ashtu që atë duhet ta bëjmë në shtëpinë tonë” – tha pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Kopenhagenit, Stale Solbahen.

Leave a Reply