Ermir Lenjani rikthehet në Zvicër

Reprezentuesi shqiptarë, Ermir Lenjani është bërë me skuadër të re. Pas dy sezoneve të kaluara në Francë, te skuadra e Rennesit dhe Nantesit, Ermir Lenjani sërish është rikthyer në Zvicër, duke nënshkruar me Sionin.

Ai te skuadra e tij e re do të gjejë ish ndihmës trajnerin e Shqipërisë, Paolo Tramexani, i cili në sezonin e ri futbollistik do të udhëheq këtë skuadër.

Lenjani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Sionin, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ai te klubi i ri pritet të përfitoj 350 mijë euro në sezon.

Lenjani e njeh mirë ligën e Zvicrës pasi më herë ka qenë pjesë e skuadrave si: Vintertur, Grasshopper dhe St. Gallen.

Leave a Reply