“Mos e prek shqiptarin tim”, Xhaka shtyn shokun dhe eviton përplasjen e Alioskit pas përfundimit të ndeshjes

Lids Junajted-Arsenal ishte një ndeshje e luftuar dhe plot rivalitet, por gola nuk pati. Takimi i javës së 9-të në Premierligë, u mbyll në barazim 0:0. Minuta e 52-të solli edhe largimin e sulmuesit të “topçinjëve”, Nikolas Pepe me karton të kuq.

Sulmuesi i Arsenal goditi me kokë futbollistin shqiptarë, Ezgjan Alioski, ndërsa pasi gjithë situatën e pa në VAR, arbitri kryesor ndëshkoi me të kuq futbollistin e Arsenalit.

Dikush në kampin mik nuk e priti mirë veprimin e Alioskit dhe shkoi t’i kërkonte llogari në fund të takimit. Ai ishte Kieran Tierney.

23-vjeçari ishte i acaruar dhe u nis plot inat drejt futbollistit shqipytarë me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë.

Për fat të mirë afër Alioskit gjendej një tjetër shqiptar, Granit Xhaka. Ky i fundit e shtyu shokun e tij të skuadrës, duke evituar përplasjen. Tierney nuk po e mbante vendi, por u largua pas vendosshmërisë së Xhakës.

Leave a Reply