Burhan Aliji e bënë sefte me Ohrid Lihnidos

Burhan Aliji ka shënuar golin e parë me fanellën e Ohrid Lihnidos, te e cila skuadër u transferua javë më parë, njofton “infOSport.mk”. Mesfushori kumanovar, i cili i dha fund qëndrimit të tij dy vjeçar te Vëllazërimi i Kërçovës, gjatë ditës së sotme ndihmoi skuadrën e tij për të shënuar fitore në përballjen miqësore ndaj Karaorman (3:1).

Aliji realizoi golin e parë për Ohrid Lihnidos në minutën e 45-të, kur barazoi shifrat në 1:1. Aliji lëshoi një predhë të vërtetë nga largësia, ndërsa falë topit të devijuar nga ana e mbrojtjes kundërshtare, arriti që të mposht portierin e Karaormanit.

Gjatë pjesës së dytë Ohrid Lihnidos luajti shumë më mirë, ndërsa falë golave të shënuar nga Igor Kleçkaroski dhe Alen Maksuti, në fund shënoi fitore 3:1.

Ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese për skuadrën e Dragan Boçeskit, pas asaj ndaj skuadrës serbe të Maçva Shabac (0:1).

Leave a Reply