Milani vazhdon shkëlqimin nën ritmin e Ibrahimoviç (VIDEO)

Milani ka vazhduar shkëlqimin nën ritmin e Zlatan Ibrahimoviç, i cili edhe sonte rezultoi deçiziv në fitoren e rradhës së “kuqezinjëve”, njofton “infOSport.mk”.

Dy gola për suedezin në fitoren 3:1 ndaj Napolit në “San Paolo”, ndërsa një gol tjetër për skuadrën e Stefano Piolit realizoi edhe Jens Hauge në minutat e fundit të takimit, duke rrumbullaksuar fitoren e 6-të sezonale në 8 javë kampionat.

Golin e vetëm për Napolin në këtë përballje e realizoi Drens Mertens në minutën e 63-të.

Me tre pikëshin e fituar sonte, Milani arriti në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Napoli mbetet në kuotën e 14 pikëve, duke u renditur në pozitën e 6-të.

Leave a Reply