Ronaldo: Nëse nuk do quhesha Kristiano, nuk do isha këtu

Futbollisti i Real Madridit, Kristiano Ronaldo mendon se është viktimë e popullaritetit të tij. Më herët gjatë ditës së sotme, ylli portugez u paraqit në gjykatë për të dëshmuar para gjykatësit idhur me veprëm që akuzohet fshehje të deklarimit të të ardhurave dhe mashtrim me mospagim taksash. Sipas hetimeve të autoriteteve spanjolle, ylli portugez në periudhën e viteve 2011-2014 ka fshehur 14,7 milionë euro.

“Nëse nuk do quhesha Kristiano Ronaldo nuk do të isha këtu” – ka thënë Ronaldo në sallën e gjyqit, citon “AS”.

Në këtë përgjigje të tij, gjykatësja, Monika Ferer Gomez, ishte përgjigjur:”Jo nuk ka asnjë gabim, pasi këtu në këtë vend janë thirrur edhe njerëz të tjerë që nuk janë të njohur. Ju jeni akuzuar në bazë të dëshmive të ofruara nga Prokuroria, ndërsa unë duhet të marrë vendim për këtë”.

Ndërkohë Ronaldo edhe më tej kishte vazhduar të mbajë qëndrim, duke deklaruar sërish:”Jo, jo…e gjithë kjo është vetëm pse unë jam Kristiano Ronaldo”.

Më shumë se një orë ka vazhduar fjalimi i Ronaldos e përgatitur me shumë kujdes nga ana e avokatëve të tij. Sulmuesi madrilen thotë se është i pafajshëm.

Ai refuzoi të flasë për media, pasi u fsheh edhe gjatë hyrjes, por edhe gjatë daljes nga salla e gjyqit.

Leave a Reply