Blind pasi e mbylli me Ajaksin, transferohet te Bajerni i Munihut!

Dejli Blind do të nënshkruajë kontratë me kampionët e Gjermanisë, Bajern Munihun.

Vizitat mjekësore tashmë janë prenotuar dhe mbrojtësi holandez së shpejti do të ju  nënshtrohet atyreve.

Blind te Bajerni i Munihut do të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe aspak më shumë, pasi kjo marrëveshje nuk do të ketë të drejtë të rinovohet.

Mbrojtësi holandez refuzoi dy oferta të ardhura nga Spanja dhe Belgjika, vetëm për të veshur fanellën e Bajernit të Munihut.

Kujtojmë, Blind ishte pjesë e Ajaksit për 4 vite e gjysmë, ndërsa gjatë karrierës së tij, kishte luajtur gjithashtu edhe me Mançester Junajtedin dhe Groningenin. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply