Arsenali e nis me trofe sezonin e ri në Angli (VIDEO)

Fituesi i Kupës së Anglisë, Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Angli, duke dalë fitues në ndeshjen e SuperKupës së Anglisë, ndryshe e njohur si “Kjomjuniti Shild”.

Deri te ky trofe “topçinjtë” erdhën falë ruletit të penaltive (4:1), pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1, me Çelzin që avansoi i pari në këtë ndeshje me golin e realizuar në minutën e 46-të përmes Viktor Mouzes.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 82-të, atëherë kur në skenë doli Sead Kollashinac, për të cilin ishte ky debutimi i tij në një ndeshje zyrtare.

Granit Xhaka mjaft mirë harkoi në zonën kundërshtare, ndërsa boshnjaku me kokë arriti që të mposht portierin Kurtua, i cili pas këtij goli të pësuar humbi edhe betejën në ruletin e penaltive përballë Peter Çeh, i cili ndali goditjet e pikërisht portierit të Çelzit, Kurtua si dhe të Alvaro Moratas, ndërkohë në anën tjetër tek “topçinjtë” të gjithë rezultuan të saktë (Uallkot, Monreal, Çemberlejn, Zhiru). Golin e vetëm në ruletin e penaltive për Çelzin e realizoi Gari Kehill.

Leave a Reply