Kupa e Maqedonisë, Shkëndija e nis ndaj Gostivarit, Pelisteri ndaj Bellasicës

Fituesi aktual i Kupës së Maqedonisë, Pelisteri, mbrojtjen e titullit do ta nis pikërisht nga vendi ku edhe e kishte fituar atë. Skuadra nga Manastiri në 1/16 e finales do të përballet me Bellasicën, skuadër kjo që këtë vit do të garojë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Finalistja e vitit të kaluar Shkëndija do të luaj kundër Gostivarit në transfertë, teksa në Kërçovë Zajazi në një ndeshje vëllazërore do të mirëpret FC Shkupin.

Kampioni në fuqi Vardari do të luaj në Shkup përballë Lokomotivës, Renova në Kavadar do të përballet me Tikveshin, Vëllazërimi në Veles do të ketë një përballje të vështirë ndaj Borecit, ndërkohë Struga Trim Lum do të jetë nikoqir i Makedonija Gjorçe Petrovit.

Ndeshjet e 1/16 së finales në program janë me datë 16 gusht, teksa finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2017/2018 do të zhvillohet me 09 Maj të vitit 2018-të.

Më poshtë keni të gjitha paret rivale që do të takohen në kuadër të raundit të parë të Kupës së Maqedonisë.

 

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales:
Gostivari – Shkëndija
Zajazi – Shkupi
Tikveshi – Renova
Boreci – Vëllazërimi
Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P
Lokomotiva – Vardari
SSK Nova – Akademija Pandev
Kozhuv – Novaci
Vardar Negotino – EuroMilk
Bellasica – Pelisteri
Pllaçkovica – Pobeda
Osogovo – Bregallnica Shtip
Mogila Bi-Milk – Sileksi
Ohrid – Skopje Lihnidos
Teteksi – Turnova
Rabotniçki i lirë
****www.infOSport.mk***www.infOSport.mk***www.infOSport.mk***

 

Leave a Reply