Shou i Nejmar ndaj Tuluzit (VIDEO)

Nejmar që në start po arsyeton ato 222 milion euro të harxhuara për të nga ana e drejtuesve të Paris Sen Zhermenit. Ylli brazilian shkëlqeu mbrëmë në fitoren 6:2 të PSZH-së ndaj Tuluzit, duke u dalluar me dy gola dhe dy asiste.

Ishte pikërisht Nejmar që hapi serinë  e golave në minutën e 31-të, për të asistuar më pas edhe në golin e dytë nga ana e Rabiot vetëm 4 minuta më pas. Këto dy gola ishin kundërpërgjigje për golin e realizuar të Gardel të Tuluzit në minutën e 18-të, skuadër kjo e cila falë një autogoli të realizuar nga ana e Tiago Silvas në pjesën e dytë, realizoi edhe një gol tjetër, teksa për Paris Sen Zhermenin në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Kavani 75′ (penallti), Pastore 82′, Kurzava 84′ si dhe sërish Nejmar me golin e realizuar në minutën e 91-të.

Pas tre javësh, klubi nga kryeqendra franceze kryeson me pikë të plota renditjen tabelare në “Ligue 1”, së bashku edhe me Monakon dhe Sent Etien.

 

Leave a Reply