TAS konfirmon dënimin e Kristiano Ronaldos (VIDEO)

Gjykata Administrative Sportive (TAS) e ka konfirmuar dënimin prej pesë ndeshjeve të Kristiano Ronaldos, pas kartonit të kuq që kishte marrë ndaj Barcelonës në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Portugezi tashmë nuk ka luajtur në dy ndeshje, ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu dhe Deportivo Lakorunjës në udhëtim.

Në këto dy ndeshje Reali fitoi pa problem, 2:0 ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu dhe 0:3 ndaj Deportivos në “Riazor”.

Në këtë mënyrë ai nuk do të mund të luaj edhe në tre ndeshjet e rradhës kampionale të “madrilenëve”, ndaj Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit.

Leave a Reply