Alimi kryesori i Shkëndijës në ndeshjen me Milanin (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës përfundoi garat në Liga Evropa për këtë sezon, duke u eliminuar për herë të dytë në fazën e plej of-it, ku kësaj radhe kishte për kundërshtarë gjigandin italian, Milanin.

Skuadra tetovare në ndeshjen e dytë të luajtur në Shkup, kishte paraqitje më të mirë se ajo në “San Siro”. Njëri prej futbollistëve më kryesor dhe më bartës i lojës që kishte raste më shumë në portën e milanezëve, ishte mesfushori, Armend Alimi.

Kumanovari u gjend në pozita ideale për të shënuar, ku në minutën e 50-të kishte mundësinë më të shkëlqyeshme kur u gjend i vetmuar përballë portierit Storari, me këtë të fundit që doli fitimtar. Deri në përfundim të ndeshjes përveç lojës së mirë në terren Alimi regjistroi edhe dy gjuajtje fantastike drejt portës, por që nuk gjetën rrjetën.

Kujtojmë që në nivel të duhur në ndeshjen me Milanin ishte edhe sulmuesi Besart Ibraimi, që gjithashtu kishte raste te mira për të shënuar golin.

Sa i përket Alimit, kumanovari që nga starti i sezonit të ri në kampionatin vendor, ka shënuar dy supergola edhe atë ndaj Vardarit në xhiron e parë dhe kundër Shkupit në xhiron e dytë.

29 vjeçari është titullar i pa diskutueshëm te Shkëndija, ndërsa pritet që edhe në ndeshjet e ardhëshme të kampionatit dhe Kupës së Maqedonisë të shënojë gola bombastik. /InfOSport.mk 

Leave a Reply