FC Shkupi në Prilep, Renova në Shkup

Të shtunën në elitën e futbollit vendor në program janë tre nga gjithsej 5 ndeshjet e javës së tretë. FC Shkupi pas dy ndeshjeve të zhvilluara si vendas, kësaj rradhe në transfertë do të luaj me Pobedën e Prilepit. Renova që pësoi një disfatë të rëndë nga Sileksi në Tetovë javën që lamë pas, në lagjen Hekurana të Shkupit do të përballet me Skopjen, që në dy xhirot e para pësoi po aq disfata, teksa një ndeshje interesante pritet të jetë ajo në Kratovë, ku mejdanin do të ndajnë dy njohësit e vjetër, Sileksi dhe Pelisteri.

Shkëndija pas eliminimit nga gjigandët e Milanit në Liga Evropa, ndeshjen e saj të javës së tretë në LPFM do ta zhvillojë të dielën, kur në Tetovë do të gostisë, Akademia Pandev, ndërkohë derbi ndeshja e kësaj jave midis Rabotniçkit dhe Vardarit, është shtyrë.

LPFM, Java III

26.08. 16:30 FK Skopje Renova
26.08. 16:30 Pobeda Shkupi
26.08. 16:30 Sileksi Pelisteri
27.08. 16:30 Shkëndija Akademia Pandev
26.08. 16:30 Rabotniçki E shtyrë Vardari

Leave a Reply