Sulejmani sot debuton me Skopjen ndaj Renovës

Futbollisti shkupjan, Shaban Sulejman, më në fund ka marrë sertifikatin e duhur dhe është regjistruar si futbollist i Skopjes, me fanellën e së cilës skuadër pritet të debutoj në takimin e sotshëm ndaj Renovës, shkruan “infOSport.mk”.

Takimi midis këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin në Autokomandë, ku Sulejman shpreson të ketë një debutim pozitiv.

Ka 10 ditë që stërvitem me skuadrën e Skopjes, ndërsa gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht morra dokumentet e duhura nga ish klubi im, Vllaznia e Pozheranit, ashtu që tashmë kam të drejtë loje ndaj Renovës. Të gjithë e dimë se Renova është një skuadër mjaft cilësore, megjithatë edhe unë shpresoj në një debutim pozitiv me fanellën e Skopjes” – tha enkas për “infOSport.mk”, Shaban Sulejman, i cili te kjo skuadër rikthehet pas plotë 7 viteve.

Ai së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit në futbollin kosovar, me të cilën skuadër shkruajtën historinë, duke siguruar një vend për në elitën e futbollit vendor. Mirëpo pas ndryshimeve të bëra në udhëheqësinë e këtij klubi si dhe në stafin teknik, Sulejman, nuk e shihte veten si pjesë e kësaj skuadre, me të cilën ka kaluar momente të paharueshme.

“Vërtetë kam kaluar momente që nuk harrohen shpejtë. Me Vllazninë e Pozheranit neve shkruajtëm historinë, ashtu që jam krenar që isha pjesë e asaj gjeneratë të artë, ku emrat e gjithë futbollistëve do të shkruhen me germa të arta. Një falënderim për gjithë qytetarët e Pozheranit si dhe për tifozët “Ultras Tigrat” për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë qëndrimit tim në këtë skuadër. Vërtetë ata nuk do ti harojë asnjëherë, ashtu që atyre ju uroj paraqitje shumë të mira edhe në Superligë” – tha Shaban Sulejman.

Rikujtojmë Sulejman ka një bagazh të pasur në karrierën e tij futbollistike, duke qenë pjesë e shumë skuadrave si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë, ndërsa me angazhimin e tij Skopje, pa dyshim se ka përfituar në kualitet në krahun e majtë, pozitë këtë të cilën e mbulon ky futbollist, që gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat si, Shkupi (Sloga Jug.). Metalurgu, Lokomotiva, Rufeja, Vrapçishti, Dardania Lozanë, Vëllazërimi dhe Vllaznia Pozheran.

Leave a Reply