Përfaqësuesja U17, Staniq fton 3 shqiptarë për miqësoret me Qipron

Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë do të zhvillojë dy përballje kontrolluese me Qipron më datat 12 dhe 14 shtator.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup me fillim në orën 16:00, ndërsa trajneri Goran Staniq ka bërë publike tashmë edhe emrat e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në këto përballje.

Në mesin e të ftuarve bëjnë pjesë edhe tre futbollistëve shqiptarë, që të tre sulmues. Fjala është për Xhemail Ibishin, Suhejl Muaremin dhe Kushtrim Tairin.

Më poshtë keni edhe listën e plotë të futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje kontrolluese ndaj Qipros.

 

Portierë: Matej Andov, Marko Alçevski
Mbrojtës: Bozhidar Mitrevski, Jovan Manev, Alen Liçina, Redev Jankullovski, Boris Jakimovski;
Mesfushorë: Emil Skoko, Ivan Nikollov, Stefan Georgiev, Dimitar Todorovski, Vllada Novevski;
Sulmues: Kire Trpçevski, Xhemail Ibishi,  Suehjl Muaremi, Kushtrim Tairi, David Toshevski.
Seleksionues: Goran Staniq

Leave a Reply