Çështja “Moukoko”, sulmuesi 12-vjeçar i Dortmundit që po habit Europën

Quhet Youssoufa Moukoko dhe është vetëm 12 vjeç. Aktivizohet me Dortmund U-17 dhe Gjermaninë U-16.

Por, çështja e moshës së tij është bërë temë diskutimi për Gjermani, pasi të shumtë janë ata që nuk besojnë se Moukoko është 12 vjeç.

Babai i sulmuesit, i cili ka shënuar tri herë në dy ndeshje me Gjermaninë U-16 ka hedhur poshtë dyshimet rreth moshës së vërtetë të djalit të tij.

Youssoufa Moukoko, i lindur në Kamerun shënoi golin e tij të parë kundër Austrisë të hënën dhe një dopietë ndaj të njëjtës skuadër në fitoren e Gjermanisë 2-1 të mërkurën.

Ai ka shënuar gjithashtu 13 gola në pesë ndeshje për Borussia Dortmund U-17.

Menjëherë pas lindjes, e regjistrova në ambasadën gjermane në Kamerun”, tha babai i tij, Jozef për mediat gjermane.

“Kemi një certifikatë lindjeje gjermane. Sipas certifikatës zyrtare të lindjes, Moukok ka lindur më 20 nëntor 2004 në Kamerun. Ka pasur disa pyetje në shtypin gjerman mbi datëlindjen e vërtetë të djaloshit, por Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka thënë se të gjitha dokumentet janë në rregull. Nuk ka asnjë dyshim për korrektësinë e moshës së lojtarit. Sipas rregullave të DFB, Moukoko nuk do të lejohet të luajë në Bundesligë derisa të jetë 17 vjeç”, deklaroi i ati i Youssoufa Moukoko.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply