Zajazi kthehet i pamposhtur nga Shkupi

Skuadra e Zajazit ka marrë një pikë mjaft të vlefshme nga transferta në Shkup ndaj Lokomotivës, shkruan “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Ismail Ismaili barazuan pa gola, duke i’a arritur qëllimit me të cilin ishin nisur drejt Shkupit, për të mos pësuar.

Ndryshe ishte ky barazimi i dytë pa gola për skuadrën kërçovare gjatë këtij sezoni, pas atij në teren vendas ndaj  Makedonija Gjorçe Petrovit.

Pas këtij barazimi, Zajazi tashmë ka braktisur pozitën e fundit në tabelë, duke i lënë këtë pozitë skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrovit, që sot pësoi në transfertën ndaj EuroMilkut.

Zajazi në ndeshjen e javës së 5-të që në program është të martën do të mirëpret Labunishtën, teksa Lokomotiva do të ketë një transfertë të vështirë përballë Strug Trim Lum.

Leave a Reply