Shkarkohet Besnik Hasi!

Ajo që pritej, edhe ndodhi. Besnik Hasi nuk është më trajner i skuadrës kampione të Greqisë, Olimpijakosit. Disfata në ndeshjen derbi të së dielës ndaj AEK-ut, ishte vendimtare që presidenti i skuadrës nga kryeqendra greke të largojë atë nga drejtimi i skuadrës, pjesë e së cilës ishte vetëm rreth dy muaj.

E gjithë kjo periudhë e strategut gjakovar në krye të Olimpijakosit u shoqërua me mjaft tension dhe përplasje mes tij dhe tifozerisë, por edhe mediave.

Humbjet në kampionat e kishin vënë Hasin në presion dhe derbi i djeshëm me AEK ishte vendimtar, ku si duket Hasi në fund u tradhëtua edhe nga futbollistët e tij në fushë.

Gjithçka filloi mirë për Olimpiakosin, që si duket po mbushte premtimin e dhënë nga ana e trajnerit Hasi për fitore në derbin e madh, pasi avansoi me rezultatin 2:0 pas golave të Marin dhe Ofoe, mirëpo gjithçka u rrotullis në 25 minutat e fundit të ndeshjes, kur skuadra e strategut shqiptarë pranoi 3 gola, që në fund të pësoj me rezultatin 2:3.

Çudi, pasi gjëra të këtilla nuk i ndodhnin Olimpiakosit vite me rradhë në kampionatin grek, por ja që ndodhën kësaj rradhe, e që ndoshta u bënë me vetëdije, vetëm e vetëm për të shkarkuar Besnik Hasin, i cili megjithatë arriti që të kualifikojë Olimpiakosin në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply