Thirrjet nacionaliste ndaj shqiptarëve, Pelisteri dënohet me 30.000 denarë

Thirrjet nacionaliste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e së mërkurës ndaj KB Shkupit nga ana e tifozëve të Pelisterit, skuadrës nga Manastiri i kanë kushtuar me një dënim në vlerë prej 30.000 denarësh, njofton “infOSport.mk”.

Me një dënim edhe më të lartë në vlerë të hollash është përballur skuadra e Kumanovës, për shkak të skenave të padëshiruara në përballjen ndaj Rabotniçkit.

Drejtuesit e skuadrës së Kumanovës do të duhet të paguajnë një dënim prej 95.000 denarëve, apo 1.500 eurove.

Ekipi kumanovarë sipas boletinit të publikuar nga ana e Komisionit për gara pranë FBM është dënuar me 5.000 denarë për shkak hedhjes së sendeve të lehta në parket, 30.000 denarë për shkak hedhjes së gjësendeve të rënda, 20.000 denarë për shkak animit jo korrekt, ndërkohë me dënimin më të lartë në vlerë prej 40.000 denarësh ata janë dënuar për shkak pështytjes së basketbollistëve kundërshtarë.

Ndryshe fitorja në këtë ndeshje të zhvilluar në Kumanovë i takoi skuadrës shkupjane të Rabotniçkit me rezultatin 91:88, ndërkohë sa i përket ndeshjes të zhvilluar në Manastir midis Pelisterit dhe Shkupit, ishin vendasit ata të cilët triumfuan në fund me rezultatin 80:73, transmeton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e xhiros së dytë skuadra nga Çairi në teren vendas do të përballet me kampionët në fuqi të MZT Skopjes, skuadër kjo që sezonin e ri e nisi me humbje ndaj Karposh Sokolit, 83:85.

Foto: gol.mk

Leave a Reply