Liburni nuk ia doli përballë kampionit të Kroacisë

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liburn ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të Grupit 5 në kuadër të “Elite Round” në UEFA Futsal Cup.

Gjakovarët janë mposhtur nga kampioni i Kroacisë, Nacional Zagreb me rezultatin 8:4 (3:1).

Golat për ekipin kroat i shënuan Puertas (9:01, 18:09), Gomes (14:00, 23:17), Soares (20:21), Matan (33:58, 35:54) dhe Matheus (36:57), derisa për Liburnin realizuan Mejzini (12:31, 21:13), Dobroshi (35:32) dhe Alibegu (38:08).

Rikujtojmë në ndeshjen e parë Liburni ka mposhtur kampionin e Francës, Garges Djibson. Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi Garges Djibson – Leo ka përfunduar pa fitues, 4:4. Gjatë ditës së sotme Liburni e zhvillon ndeshjen e fundit kundër kampionit të Armenisë, Leo.

Leave a Reply