“Shvercerat” në Strumicë në përkrahje të Shkupit ndaj A.Pandev (VIDEO)

Shkupi sot në ndeshjen në transfertë ndaj Akademia Pandev do të ketë përkrahjen e tifozëve të saj “Shvercerat”, të cilët të organizuar me autobusë u nisën nga Çairi drejt Strumicës, njofton “infOSport.mk”.

Rreth 100 tifoz u nisën në mesditë nga parku i Çairit, aty ku ishin tubuar dhe po bënin përgatitjet e tyre të fundit. Ata të organizuar me autobusë dhe nën prezencën e policisë vijuan rrugëtimin e tyre drejt qytetit lindor, aty ku sot Shkupi do të përballet me Akademia  Pandev.

Prezenca e “Shvercerave” në tribunat e stadiumit “Mladost” që ofron kushte të mira si për futbollistët, ashtu edhe për tifozët, do të jetë një stimul shtesë për të besuarit e trajnerit Ardian  Nuhiu, për të rinisur një tjetër seri pozitive, pas disfatës së fundit minimale 0:1 që pësuan ndaj kampionëve në fuqi të Vardarit në arenën “Filipi i Dytë”. Po në këtë stadium sot në terminin e njëjtë, 14:30  Vardari do të mirëpret Shkëndijën në ndeshjen derbi të javës së 10-të, mirëpo për dallim nga ndeshja në Strumicë që do të jetë e pasuruar me tifoz të të dyja skuadrave, ndeshja në Shkup do të zhvillohet pa prezencën e tifozëvë tetovarë të Shkëndijës, “Ballistët”.

Shvercerat rruges per ne Strumice per te perkrahur Shkupin ne perballjen ndaj Akademia Pandev

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

 

Leave a Reply