Albian Ajeti në formacionin e javës në Zvicër (VIDEO)

Albian Ajeti është bërë protagonist shumë shpejtë te skuadra e Bazelit. Që në debutimin e tij, pas rikthimit te skuadra e zemrës, Bazeli, sulmuesi me origjinë kosovare realizoi në ndeshjen ndaj Luganos, në të cilën kampionët në fuqi të Zvicrës shënuan fitore me rezultatin 4:0.

Vlerësimet për të pas ndeshjes nuk kanë munguar dhe ai ka fituar menjëherë një vend në formacionin më të mirë të javës.


ALBIAN AJETI DEBUTON ME GOL TE BAZELI (VIDEO)


Sipas të përditshmes zvcierane “Blick”, Ajeti meriton vendin në formacion pasi ka krijuar tre raste të mira për gol, njërin prej të cilëve në minutën e 39-të e shndërroi në gol. Duke llogaritur këtu kohën e shkurtër që kishte ai për t’u përshtatur me skuadrën, debutimi me gol ishte fillimi më i mirë i mundshëm për sulmuesin 22-vjeçar, për të cilën seleksionuesi i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi duhet të ngutet nëse dëshiron që të bindë Albian Ajetin për t’iu bashkuar sa më shpejt përfaqësueses shqiptare të futbollit.

Leave a Reply