Zlatan Ibrahimoviç rikthehet muajin e ardhshëm!

 

Zlatan Ibrahimoviç pritet të rikthehet në fushat e futbllit gjatë muajit nëntor. Ibrahimoviç iu është bashkuar sërish shokëve të skuadrës së Mançester Junajted, teksa po vazhdon riaftësimin nga një dëmtim afat-gjatë i pësuar në gjurin e djathtë.

Sulmuesi suedez dëmtoi ligamentet e pasme të gjurit gjatë ndeshjes në Liga Evropa kundër Anderlektit, në muajin prill, duke e shtyrë ndeshjen e parë në këtë sezon. Megjithatë, “The Sun” ka shkruar se prej rreth një jave, Ibrahimoviç  është stërvitur në Carrington dhe ka qenë pranë skuadrës së drejtuar nga Hose Murinjo, i cili shumë shpejt do ta përfshijë qendërsulmuesin në punën me intestitet të plotë.

Sipas “The Sun” gjendja e sulmuesit është rreth 85% pranë asaj optimale dhe për 30 minuta çdo ditë, gjatë gjithë javës së kaluar, është stërvitur me skuadrën e parë. Karriera e tij u duk se mori fund kur u dëmtua ndaj Anderlechit, por riaftësimi rekord e bindi Jose Mourinho t’i rinovojë kontratën, duke e mbajtur në skuadër gjatë këtij sezoni dhe Ibra e shpërbleu: në nëntor ai do të jetë në fushën e lojës.

Leave a Reply