Lionel Messi arriti në kuotën e 100 golave në Evropë

Lionel Messi sonte përballë Olimpiakosit arriti në shifrën prej 100 golave të shënuar në kompeticionet evropiane. Ai realizoi golin e dytë për “katalunasit” në fitoren 3:1 të skuadrës së tij, e cila thuajse me një hap veçmë ndodhet në fazën e dytë të garave në Ligën e Kampionëve Evropian.

Ndryshe ishte ky goli i tij i 97-të në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Evropian, ndërsa 3 të tjerë ka të shënuar në ndeshje tjera europiane që janë nën ëmbrellën e UEFA-s.

Ndryshe ndeshja e sotme u bë shumë e thjeshtë që në fillim për ekipin spanjoll, pasi Nikolau shënoi në portën e skuadrës së tij, i pesti autogol në favor të “katalunasve” në të gjithë kompeticionet në këtë sezon.

Një karton i kuq i Pike në fundin e pjesës së parë mund të komplikonte disi gjërat për Barcelonën, por Olimpiakosi nuk kishte forcën t’i kundërvihej skuadrës së Valverdes dhe iu nënshtrua talentit të Mesit dhe Dinje të cilët realizuan brenda pak minutash në pjesën e dytë për t’i dhënë Barçës kryesimin me pikë të plota pas 3 ndeshjesh.

Në  anën tjetër grekët kishin vetëm një goditje në drejtim të portës së “katalunasve”, kur edhe shënuan golin e vetëm me anë të Dimitrios Nikolau, i cili në këtë mënyrë u nxorrë disi për autogolin e realizuar në minutën e 18-të.

Leave a Reply