Fitoret e mëdha të Arsenalit dhe Totenhamit në derbi ndeshjet ndaj Evertonit dhe Liverpullit (VIDEO)

Sot në Premierligën angleze në program ishin dy super ndeshje. Evertoni në “Gudison Park” mirëpriti Arsenalin, që më në fund tregoi forcën e saj të vërtetë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Arsen Venger mundën Evertonin në transfertë me rezultatin 5:2, ndërkohë Totenhami në “Uembli” me rezultatin 4:1 mundi Liverpullin e Jurgen Klop.

Kjo ndeshje njëherit hyri në historinë e futbollit anglez, si ndeshja më e ndjekur me plotë 80 827 tifoz, që ndoqën drejtpërdrejtë këtë super ndeshje, në mesin e të cilëve ishet edhe legjenda e futbollit Botëror, Diego Armando Maradona.

Leave a Reply