Futbollistët e Vardarit udhëtuan drejt Spanjës

Futbollistët e Vardarit mëngjesin e sotëm udhëtuan drejt Spanjës, ku të enjten do të përballen me Real Sociedadin në kuadër të xhiros së katërt të grupit “L” në Liga Evropa.

Pas debaklit që pësuan në ndeshjen e para dy javëve në Shkup nga skuadra spanjolle, të besuarit e trajnerit Çedomir Janevski, shpresojnë në një lojë më të mirë të shfaqur në stadiumin “Anoeta”, ku sërish vendasit e Real Sociedad shihen si favorit absolut.

Me fillim në ora 18:30 Vardari do të mbajë konferencën zyrtare para gazetarëve spanjoll, ndërkohë vetëm gjysmë ore më vonë futbollistët “kuq e zi” do të zbresin në fushën e stadiumit në “Anoeta” për të zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare para takimit të nesërm që starton në ora 21:05.

Leave a Reply