Valon Ahmedi pjesë e “manitas” së Maribor

Futbollisti kërçovarë Valon Ahmedi është paraqitur në 10 minutat e fundit të takimit të sotshëm që skuadra e tij Maribori e zhvilloi ndaj Krshkos si mysafir, njofton “infOSport.mk”.

Ahmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të duke zëvendësuar slovenin Dare Vrshiç, ndërsa vetëm një minutë më pas Maribori me anë të Rajçeviç shënoi edhe golin e 5-të, kur edhe u vendos rezultati përfundimtarë Krshko 0, Maribori 5.

Rajçeviç shënoi edhe një gol tjetër gjatë 45 minutave të para, ndërkohë 3 golat tjerë mbajnë firmën e brazilianit Marko Tavares.

Ahmedi në minutën e 85-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa takimi i sotshëm ishte i 10-ti gjatë këtij edicioni, ku pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nisur nga bankina, ndërsa gjithashtu ka shënuar edhe një gol në ndeshjen e 22 shtatorit ndaj Aluminij në transfertë.

Pas kësaj fitore Maribori vazhdon të kryesoj renditjen me 37 pikë, 3 më shumë se Olimpija Lljublana, skuadër kjo që ndeshjen e javës së 15-të në elitën e futbollit sloven do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër skuadrës së fundit në tabelë, Ankaran Hrvatini.

Të shtunën e ardhshme (11.11) Olimpija e Ljublanës do të zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Mariborit të Valon Ahmedit, ndeshje kjo që paralajmëron derbin e madh të javës së 16-të mes këtyre dy skuadrave që në program është me datë 17 nëntor.

Leave a Reply