Roben shënon dhe thyen dy rekorde në Bundesligë

Me golin e shënuar ndaj Borusia Dortmundit, Arien Roben bëhet futbollisti më i suksesshëm holandez në Bundesligën gjermane si dhe futbollisti i huaj me më shumë gola të shënuar për Bayernin e Mynihut.

33 vjeçari holandez shënoi ndaj Dortmundit golin e tij të 93-të në ligën më të fortë gjermane, duke kalar kështu bashkëvendasin e tij Villy Lipens, i cili gjatë karrierës së tij kishte shënunar 92 gola në Bundesligë për skuadrat Rot-Veis Essen dhe Dortmundin.

Roben gjithashtu me 93 golat e shënuar ka kaluar Xhovani Elberin si golashënuesin më të mirë të huaj të Bayen Mynihut në Bundeslië.

Leave a Reply