Vjen një lajm i mirë për legjendën Mihajll Shumaher!

Më në fund familja e Mihajll Shumaher mund të shpresojë si duket në një “mrekulli mjekësore”, pasi njeriu i tyre i dashur po jep sinjale të mos dorëzimit, raportojnë mediat gjermane.

Një mik i familjes së gjermanit pretendon se kampioni i garës po “dërgon sinjale të jetës” pas një kohe të gjatë të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Shumaher pësoi një dëmtim në kokë gjatë skijimit në Alpet franceze në dhjetor të vitit 2013-të dhe që atëherë nuk ka qenë në gjendje të ecë ose të flasë.

Një burim i paidentifikuar, i cili ka folur për revistën gjermane “Brunte”, ka pohuar se gjendja fizike po e ndihmon për “rrethanat më të mira”.

‘”Corinna dhe fëmijët Mick, 18 dhe Gina, 20 shpresojnë që sot të ndodhë një mrekulli mjekësore”, – ka thënë burimi.

Shtatë herë kampioni i botës është vendos në koma mjekësore për gjashtë muaj pas incidentit të vitit 2013, ku edhe iu nënshtrua dy operacioneve për shpëtimin e jetës.

Leave a Reply